Duda Balje: Nuk e mbështes Vetëvendosjen sepse nuk ofrojnë bashkëpunim dhe ska produktivitet

by engel

Deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka sqaruar arsyet e distancimit të saj nga Lëvizja Vetëvendosje dhe refuzimin për të përkrahur këtë subjekt politik në qeverisje.

Në një intervistë për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Balje u shpreh se përvoja e saj me dy qeveritë e udhëhequra nga VV ka qenë zhgënjyese, sidomos për sa i përket bashkëpunimit dhe ndjenjës së përfshirjes në vendimmarrje.

banner

“Unë nuk e kam gjetur veten në ekipin e VV-së. As në qeverinë e parë, as në të dytën nuk kemi bashkëpunuar si duhet. Mendoj se bashkëpunimi duhet me u ndje si diçka produktive, kurse unë nuk e gjeta veten atje. Nuk gjeta mirëkuptim,” deklaroi Balje.

Ajo nënvizoi se për të, përfshirja e komuniteteve në vendimmarrje është thelbësore për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe përfaqësuese, duke lënë të kuptohet se kjo ka munguar në raportet e saj me qeverinë aktuale.

Deklarata e Baljes vjen në një moment kur raportet ndërmjet pushtetit dhe përfaqësuesve të komuniteteve jo-shumicë janë në vëmendje, sidomos në prag të diskutimeve për zgjedhjet e ardhshme dhe reformën zgjedhore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy