33
Sot me fillim nga ora 13:20, do të mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Me këtë rast ka reaguar vëllai i saj, Leonardi, i cili tha se dhimbja po shtohet.
“Dhe nuk gjejmë asnjë ngushëllim sa herë e mendojmë dhe e shohim se si dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre”, tha ai.
Derisa uroj që ky gjykim të marrë fund shpejt.
Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava, Kreshnik Kokalla, dhe Tom Dodaj.
Në seancën e 31 janarit, ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt ishte deklaruar i pafajshëm.