Policia gjuan me armë furgonin në kufi që tentoi t’i godasë zyrtarët, i dyshuari kontrabandonte mallra

by informim peje

Policia Kufitare është përballur mbrëmë me një incident që ndodhi në zonën kufitare te Hani i Elezit, ku u tentua të sulmohen zyrtarët policorë, ndërsa pasoi një shkrepje e armës zyrtare nga një polic.

Personi i dyshuar tashmë është arrestuar, ndërsa për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

banner

Rastin e ka konfirmuar drejtori i Policisë për atë pjesë, Rexhep Sjarina, i cili njoftoi se një zyrtar policor ka shtënë 1 herë me armë, por s’ka pasur të lënduar.

I dyshuari që tentoi t’i godas policët me furgonin që po lëvizte, i ka shpërfillur urdhrat policorë për t’u ndalur, pasi dyshohet se në automjet kishte mallrat ë kontrabadnuara, që kapnin vlerën e rreth 4 mijë eurove.

Hetimi është iniciuar me vendim të prokurorit dhe rasti po trajtohet nga Policia në Ferizaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy