Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, ka pritur sot në një takim Ambasadorin Britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku diskutuan mbi aktivitetet, të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet IPK në funksion të mbikëqyrjes dhe fuqizimit të integritetit policor.
Ambasadori Hargreaves shprehu vlerësime për punën e IPK-së, duke nënvizuar rëndësinë e këtij institucioni në trajtimin e ankesave të qytetarëve dhe mbështetjen e standardeve të larta të etikës policore. Ai falënderoi Kryeshefin Hodaj për mikpritjen dhe përkushtimin e tij në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e sigurisë.
Gjatë takimit, palët diskutuan për mundësitë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe IPK-së, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira për garantimin e një polici profesionale dhe të besueshme për qytetarët e Kosovës.