Presidenti Begaj dhe kryeministri Rama urojnë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit

by informim peje

Në ditën e shënuar të Kurban Bajramit, Presidenti Bajram Begaj, ka përcjellë urimet e tij për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit ka vënë në pah rëndësinë shpirtërore dhe vlerat e thella të kësaj feste.

banner

“Në Kurban Bajram, besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit. Kjo është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot. Kurban Bajrami është dëshmi se sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njeriut paqe të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë”, shprehet Presidenti Begaj.

Ai shton më tej: “Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre! Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke publikuar në Facebook një imazh nga brenda Xhamisë së Namazgjasë, në kryeqytet.

“Gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan Rama në Facebook.

Në Tiranë, mijëra besimtarë u mblodhën mëngjesin e së premtes në orën 06:15 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin e Kurban Bajramit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy