Muftiu Tërnava ironik në bisedën me Kurtin: “T’i ftojmë deputetët të presin nga një kurban, me shpresë se …”

by informim peje

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka pritur në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Atmosfera festive u shoqërua edhe me tone ironike nga Muftiu Naim Tërnava, i cili shfrytëzoi rastin për të komentuar situatën aktuale politike në vend.

banner

Muftiu Tërnava tha me humor se kishte menduar t’i ftonte të gjithë deputetët e Kuvendit që të sakrifikonin nga një kurban, me shpresën se një veprim i tillë simbolik do të ndihmonte në zhbllokimin e krizës politike në vend.

“Desha t’i ftojë të gjithë deputetët e parlamentit ta prejmë nga një kurban. Ndoshta po ju shkon mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët,” u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy