Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, për ta uruar për festën e Kurban Bajramit. Abdixhiku ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Në urimin e tij, kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë shpirtërore dhe shoqërore të kësaj feste, duke e cilësuar si një moment reflektimi për vlerat e devotshmërisë, solidaritetit dhe dashurisë për vendin.
“Kjo ditë dhe kjo festë e sakrificës le të na shërbej si mësim për devotshmëri ndaj Krijuesit, si mësim për solidaritet ndaj njëri-tjetrit, si mësim për dashurinë ndaj vendit dhe Republikës së Kosovës. Me fat të gjithëve!”, deklaroi Abdixhiku.
Festa e Kurban Bajramit shënohet nga besimtarët myslimanë si simbol i sakrificës, mëshirës dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit. LDK, përmes këtij gjesti, konfirmoi përkushtimin e saj ndaj vlerave të bashkëjetesës dhe respektit ndërfetar në Kosovë.

