Shpërthim dramatik në Bodrum: Jahti 15 metra i gjatë përfshihet nga flakët

by engel

Një incident i rëndë ka ndodhur në portin turistik të Bodrumit, ku një jaht 15 metra i gjatë ka shpërthyer në flakë gjatë furnizimit me karburant. Ngjarja ka sjellë panik te pushuesit dhe dëme të konsiderueshme.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një burrë në bordin e jahtit arrin të shpëtojë mrekullisht duke u hedhur në ujë. Ai është një nga tre personat e plagosur, të cilët u dërguan me urgjencë në spital. Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta.

banner

Sipas mediave turke, një pjesë e madhe e jahtit u fundos pas shpërthimit, duke lënë pas skena dramatike në portin e njohur turistik. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e këtij incidenti të rëndë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy