Nesër e shtunë mbahet seanca e 28-të për konstituimin e Kuvendit

by engel

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish të shtunën, një ditë pas festës së Kurban Bajramit, në përpjekjen e radhës për ta konstituar parlamentin. Seanca pritet të nisë në orën 11:00, duke shënuar tentativën e 28-të për zgjidhjen e ngërçit institucional.

Edhe të enjten, deputetët dështuan ta funksionalizojnë Kuvendin për herë të 27-të. Këtë herë, me marrëveshje të përbashkët, seanca nuk u mbajt pas 48 orësh, siç ndodh zakonisht, por pas 24 orësh, për të respektuar festën e Kurban Bajramit.

banner

Ngërçi parlamentar po vazhdon për gati dy muaj, kryesisht për shkak të insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje për votim të fshehtë për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun. Deri më tani, ajo nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për të marrë drejtimin e parlamentit, duke e lënë vendin në një situatë të paqartë institucionale.

Autoritetet dhe palët politike ende nuk kanë një zgjidhje konkrete për tejkalimin e kësaj krize, ndërsa qytetarët presin një zgjidhje të shpejtë për funksionalizimin e Kuvendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy