Gjykatësi paralajmëron Diddy se do ta përjashtojë nga gjyqi nëse vazhdon me kërcenime

by jonzefaj

Gjykatësi federal që mbikëqyr gjyqin e Sean “Diddy” Combs për trafikim seksual i qortoi avokatët e manjatit të muzikës për shkak të gjesteve që ai bëri ndaj jurisë që do të vendosë për fatin e tij.

“Klienti juaj po i shikonte anëtarët e jurisë dhe po tundte kokën me forcë”, i tha gjykatësi Arun Subramanian avokatit kryesor të Combs, Marc Agnifilo. “Kjo nuk mund të vazhdojë, përndryshe do të lëshoj një udhëzim kufizues që nuk do t’ju pëlqejë – ose do të marr masa të tjera, përfshirë përjashtimin e klientit tuaj nga salla e gjyqit.”

banner

Është absolutisht e papranueshme“, tha gjithashtu Subramanian, duke shtuar se “nuk mund të ndodhë përsëri”.

Agnifilo e siguroi gjyqtarin se kjo nuk do të ndodhte më. Gruaja që po dëshmonte kur Combs u bëri shenjë me kokë anëtarëve të jurisë ishte Bryana Bongolan, një mikeshë e ish-të dashurës së Combs prej shumë kohësh dhe dëshmitares kryesore të qeverisë, Casandra “Cassie” Ventura.

Bongolan dëshmoi se Combs e mbajti dikur mbi ballkonin e apartamentit të Venturës në katin e 17-të në vitin 2016 përpara se ta hidhte mbi mobiljet e ballkonit, duke i shkaktuar mavijosje dhe paranojë. Combs i ka mohuar akuzat e saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy