Shaqir Totaj konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat në Prizren

by engel

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se do të kandidojë sërish për drejtimin e komunës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një intervistë për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, Totaj u shpreh i bindur për një fitore të re, duke theksuar se ka gjasa të sigurojë edhe një mandat tjetër.

banner

Ai gjithashtu foli për punën e tij gjatë mandatit aktual, duke theksuar se ka kontribuar në përmirësimin e estetikës dhe bukurisë së qytetit, gjë që, sipas tij, është mirëpritur nga qytetarët.

Zgjedhjet lokale pritet të sjellin një garë interesante në Prizren, ndërsa Totaj synon të vazhdojë projektet e nisura për zhvillimin e komunës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy