Policia e Shtetit ka njoftuar masat e sigurisë për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të luhet nesër në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Sipas deklaratës zyrtare, do të ketë kufizime të pjesshme të qarkullimit në bulevardet “Gjergj Fishta” dhe “Bajram Curri” sot në orën 16:30 dhe nesër në orën 18:45, gjatë shoqërimit të ekipit serb nga hoteli në stadium.
Policia u bën apel qytetarëve dhe tifozëve për mirëkuptim dhe respektim të udhëzimeve, duke paralajmëruar tolerancë zero ndaj veprimeve që cenojnë rendin publik. Angazhimi i strukturave të sigurisë do të jetë maksimal për të siguruar një atmosferë të qetë dhe pa incidente gjatë ndeshjes.

