Shqipëria po finalizon ekipen për sfidën vendimtare kundër Serbisë

by engel

Kombëtarja shqiptare po finalizon përgatitjet për ndeshjen e rëndësishme kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë, që do të zhvillohet të shtunën në Arena Kombëtare në Tiranë.

Kuqezinjtë zhvillojnë sot seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet sfida, ndërsa trajneri Silvinjo pritet të japë deklaratën e fundit për mediat. Tekniku brazilian ka disa dilema për formacionin e tij, megjithëse disa emra duket se e kanë të sigurt vendin në fushë.

banner

Në portë Thomas Strakosha është zgjedhja e parë, ndërsa në mbrojtje kapiteni Berat Gjimshiti dhe mbrojtësi i majtë Mario Mitaj janë të padiskutueshëm. Në të djathtë, ka garë mes Iván Balliu dhe Elseid Hysaj, me Balliun favorit për të zënë vendin titullar. Në qendër, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli konkurrojnë për një vend.

Në mesfushë, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani janë titullarë të sigurt, ndërsa Qazim Laçi është i favorizuar për rolin e tretë në një mesfushë të fuqishme fizikisht. Në krahun e majtë, Arbër Hoxha dhe Nedim Bajrami luftojnë për një vend, ndërsa në të djathtë Jasir Asani ka ende besimin maksimal të trajnerit. Në sulm, Armando Broja duket se do të nisë nga minuta e parë, me Rei Manaj si opsion rezervë pas rikuperimit nga një gjendje gripale.

Ndërkohë, përfaqësuesja serbe do të zhvillojë seancën stërvitore dhe konferencën për shtyp në Arena Kombëtare para Shqipërisë.

Masat e sigurisë për këtë duel janë në nivele të larta, me rreth 2,000 forca të angazhuara, përfshirë struktura të antiterrorit. Stadiumi do të jetë i blinduar për këtë sfidë, e cila vjen me një veçori të veçantë: Tifozët Kuqezi do të bojkotojnë për herë të parë pas 21 vitesh, në shenjë proteste pasi nuk u pajisën me bileta nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Kombëtarja shqiptare synon një fitore historike, ndërsa atmosfera në Tiranë pritet të jetë e zjarrtë pavarësisht mungesës së grupimit legjendar të tifozëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy