Ferizaj: Për një javë 1,358 gjoba, 36 aksidente trafiku, 23 persona të lënduar

by engel

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar, nga data 2 deri më 8 qershor 2025, janë shqiptuar gjithsej 1,358 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 31 patentë shoferë janë pezulluar për shkelje të rënda në trafik.

Përveç masave ndëshkuese, policia ka raportuar 36 aksidente trafiku, ku 23 persona kanë mbetur të lënduar. Nga këto aksidente, 17 kanë përfshirë lëndime fizike, ndërsa 19 kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.

banner

Në kuadër të angazhimeve për sigurinë rrugore, Policia e Ferizajt ka shtuar patrullimet dhe kontrollet, duke apeluar tek drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugët e qytetit.

Respektimi i rregullave të trafikut shpëton jetë!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy