Haxhiu do “unitet” për t’u zgjedhur kryeparlamentare, por Qeveria e Unitetit thotë se është “kundër vullnetit të popullit”

by Nexhat

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu kërkoi “unitet” për konstituimin e Kuvendit.

Ajo tha pas ndërprerjes së 29-të të seancës konstituive se LDK-ja ka “tendencë për të minimizuar vullnetin e popullit, për ta shkelur atë” me propozimin për Qeveri të Unitetit.

banner

“Ne kërkojmë unitet për konstituimin e Kuvendit”, tha ajo.

Haxhiu kërkoi “braktisjen” e qëndrimeve për qeveri tranzitore. Ato, ajo tha se “janë kundër vullnetit të popullit”.

“Le të kthehemi të unifikuar për ta konstituuar Kuvendin”, tha ajo, ndërsa përmendi përpjekjet e dështuara të saj për t’u zgjedhur kryeparlamentare, kur u pyet për opsionet e LVV-së.

“Votimi i mbyllur ka ardhur pas gjashtë dështimeve për votim të hapur”, tha ajo.

E pyetur nëse unitetin do të përpiqen ta arrijnë me një emër tjetër për kryetar/e të Kuvendit, Haxhiu tha se propozimi është e drejtë e LVV-së dhe se askush tjetër “s’mund të ndërhyjë” aty.

“Sepse të drejtat kushtetuese janë mbi preferencat individuale apo të subjekteve tjera politike”, tha ajo.

Deputetja në fund përmendi faktin që çështja e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

“Le ta shohim çka thotë Gjykata Kushtetuese dhe pastaj vazhdojmë”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy