Çitaku kritikon dështimin e seancës së Kuvendit: Inati po zëvendëson arsyen

by Nexhat

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se katër muaj pas zgjedhjeve, vendi vazhdon të jetë pa parlament funksional dhe pa institucione që adresojnë sfidat e qytetarëve.

Ajo akuzon Lëvizjen Vetëvendosje për “barrikadim kokëfortë” dhe përpjekje për të imponuar vullnetin e saj në mungesë të shumicës, duke zëvendësuar arsyen me inat.

banner

“Për fat të keq, katër muaj më vonë, Kosova vazhdon të jetë pa parlament funksional dhe rrjedhimisht pa institucione që do të duhej të adresonin sfidat reale dhe të përditshme të qytetarëve tanë. Tashmë në 29 seanca të thirrura, inati ka zëvendësuar arsyen. Kjo për shkak të barrikadimit kokëfortë të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila, në mungesë të shumicës, po përpiqet të imponojë vullnetin e saj si normë. Diktati nuk është dhe nuk mund të jetë instrument i ligjshëm i qeverisjes demokratike. Kjo mënyrë e të menduarit dhe të vepruarit duhet të marrë fund. Edhe njëherë, i bëjmë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë. E drejta për të zgjedhur dhe për të pasur institucione funksionale nuk është privilegj i dhuruar , por është e drejtë e fituar me mund, djersë dhe sakrificë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy