Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur në radhët e saj Sanie Kuqi – Rexhepaj. Ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe asambliste e kësaj partie në Asamblenë Komunale të Suharekës.
Nga sot, i është bashkuar zyrtarisht LDK-së dhe degës së saj në Suharekë.
Në një takim të mbajtur sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e degës në Suharekë, Ardian Shala, e kanë pritur znj. Rexhepaj, duke shprehur mirëseardhjen dhe vlerësimin për kontributin e saj të deritanishëm në jetën publike dhe institucionale të komunës.
“Zonja Sanie i bashkohet rrugëtimit tonë me besimin e plotë drejt një pune të përbashkët për një të ardhme më të mirë në komunën e Suharekës,” thuhet në njoftimin e LDK-së.