Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, njofton se ka marrë besimin e degës së PDK-së në Drenas për rikandidim në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Falënderoj Kryesinë e Degës së PDK-së në Drenas, për miratimin e propozimit për kandidaturën time për kryetar të komunës për zgjedhjet e 12 Tetorit. Votat për kandidaturën time ishin 42 për, një kundër dhe një abstenim”, është shprehur Lladrovci.
“Pres nga Kryetari i PDK-së, miratimin e këtij propozimi të Degës e cila nuk njeh humbje nga çlirimi e këndej”, tha ai.
Ai shton se “me punë e përkushtim, uniteti i dëshmuar i Degës së PDK-së në zgjedhjet nacionale, pres të përsëritet edhe në zgjedhjet lokale, ashtu sikur deri sot të jemi fitues në të gjitha zgjedhjet lokale e qëndrore”.
“Drenasi, dje bastion i UÇK-së dhe sot bastion i PDK-së, është i pathyeshëm në rrugën dhe vizionin e heronjve tanë të luftës dhe paqes, Hashimit, Kadriut, Jakupit”, shprehet ai.
Postimi i plotë: