Zhgënjim dhe akuza për padrejtësi, aktivisti në Kamenicë largohet nga Vetëvendosje

by Nexhat

Aktivisti Besard Isufi ka njoftuar largimin nga Lëvizja Vetëvendosje, duke shprehur zhgënjim me qeverisjen komunale dhe padrejtësitë ndaj aktivistëve.

Ai ka kritikuar ashpër procesin e fundit të pranimeve në shëndetësi dhe ka deklaruar se nuk do të kandidojë më për asamble,

banner

”Të nderuar aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE në Kamenicë, i nderuar kryetar i degës z. Bajram Mavriqi, të nderuar qytetarë të Kamenices dhe më gjerë.
Duke nisur nga sot, unë nuk jam më pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE.
Shqetësimet dhe zhgënjimet që kam pasur lidhur me qeverisjen komunale, parregullsitë e vazhdushme dhe shkeljet e drejtësisë ndaj aktivistëve për 4 vite me radhë e sidomos në konkursin e fundit për infermieri më kanë shtyrë te mos hesht më.
Si është e mundur që një aplikues me notë mesatare 9.4 të mos pranohet vetëm sepse ajo është motra ime? Si është e mundur që të pranohen persona e anëtarë të familjeve të bashkëpuntorëve të ekipit të kryerarit në ikje Rahimaj?
Si është e mundur që testi, i cili përfshinte edhe një ese prej të paktën 16 rreshtash, të plotësohet brenda 10 minutash?
Kjo nuk mund të jetë veçse një provë se testet janë dhënë paraprakisht për këta persona.
Në këtë njoftim dua t’u kërkojë falje të gjithë atyre me të cilët kam punuar për 4 vite radhazi, sepse nuk do te futem në garë për asamble. Jo për shkak të mungesës të kapacitetit, por sepse nuk mund të jem pjesë e atyre që janë thirrur për drejtësi, e sot jetojnë me padrejtësi.
E di që disa prej jush do të më kritikojnë, sepse për ju, ai që del nga Lëvizja është personi më i urryer. Por mos harroni që në vitin 2016 kam lëshuar orë mësimore për t’u bashkuar me ju ne çdo aktivitet dhe protestë. Mos harroni që kam punar ditë natë, nga mëngjesi deri në orët e pasmesnatës, që ju të vini në pushtet.
Kam sjellë rreth 150 vota në garën për asamble, si 22 vjeçar.
Sa kam ditur e sa kam mundur, kam kontribuar për Lëvizjen.
Përfundimisht, të gjithë të pranuarve ju uroj suksese, së pari në jetë dhe pastaj në punë.
Punoni ashtu siç duhet betuar në mjekësi, e jo siç jeni pranuar.
Shihemi në zgjedhje, dhe me shpresë të shihemi në humbjen e pushtetit. Unë do të jem gjithmonë faqebardhë, e ju të mllefosur dhe të inatosur nga humbja.
I juaji,
Besard Isufi”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy