Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor të këtij viti.
Ai është shprehur se kjo është një datë optimale për mbajtjen e zgjedhjeve dhe tha se ka qenë edhe propozim i partive politike.
“Është datë optimale edhe e pritur mund të themi. Është njëkohësisht edhe propozim i partive politike, edhe i LDK-së që data 5, 12 apo data 19”.
“Data 12 mendoj se është datë optimale, koha më e mirë për zgjedhjet lokale, në përfundim të vitit. Me një kohë kur temperaturat janë normale, për shkak se zgjedhjet qendrore që u mbajtën, vërtetë u mbajtën në temperatura dhe në kohë jonormale, afati dhe mënyra ishte e tillë, por megjithatë zgjedhjet lokale mendoj që në tetor, më 12 tetor është më së miri të mbahen”, tha ai.
Në lidhje me këto zgjedhje, Haliti tha se LDK-ja është mëse e përgatitur, përcjell Klankosova.tv.
“LDK-ja është partia e cila ka fituar më së shumti komuna dhe numër të asamblistëve, përfaqësues në Asambletë Komunale, gjithmonë ka qenë e përgatitur për zgjedhje lokale dhe tanimë është mëse e përgatitur për shkak të rezultateve dhe sukseseve që i ka në administrimin dhe udhëheqjen nëpër komunat që i udhëheq”, u shpreh tutje ai.