Rusia po përballet me kryengritje të armatosur: Ja çfarë thonë vendet e fuqishme të botës

by informim

Vendet në mbarë botën po i vëzhgojnë nga afër ngjarjet që po ndodhin në Rusi, ku është shfaqur një kryengritje e grupit mercenar “ëagner” të cilët po e sfidojnë në mënyrën më serioze deri më tani Presidentin Vladimir Putin.

Ja çfarë thonë qeveritë dhe analistët për situatën e jashtëzakonshme që po ndodh:

banner

Ukrainë: Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se rebelimi i ëagnerit tregoi se Rusia ishte e dobët. “Dobësia e Rusisë është e dukshme. Dobësi në shkallë të plotë. Dhe sa më gjatë që Rusia të mbajë trupat dhe mercenarët e saj në tokën tonë, aq më shumë kaos, dhimbje dhe probleme do të ketë për vete më vonë,” tha ai në një deklaratë në mediat sociale. Ndërsa Zëvendësministrja e Mbrojtjes Ganna Malyar tha se kjo ofroi një “dritare mundësie” për Kievin në fushën e betejës.

Shtetet e Bashkuara: Presidenti amerikan Joe Biden u informua për situatën në Rusi dhe Uashington dhe ka thënë se “do të konsultohet me aleatët dhe partnerët për këto zhvillime”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adam Hodge.

Evropa: Shefi i Bashkimit Evropian Charles Michel shkroi në Tëitter se blloku “po monitoron nga afër situatën në Rusi ndërsa ajo po zhvillohet. Jemi në kontakt me liderët evropianë dhe partnerët e G7”.

Shefi diplomatik i bllokut Josep Borrell tha se BE ishte në “kontakt të përhershëm me ambasadorin tonë në Moskë dhe vazhdojnë konsultimet tona të brendshme me vendet tona anëtare”.

Zëdhënësja e NATO-s Oana Lungesku tha vetëm se aleanca po “monitoron situatën”.

Kryeministri britanik Rishi Sunak u bëri thirrje “të gjitha palëve të jenë përgjegjëse dhe të mbrojnë civilët”. Analistët: Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha në një përditësim të inteligjencës se “kjo përfaqëson sfidën më të rëndësishme për shtetin rus në kohët e fundit”.

“Unë po e shoh se pushimet e mia verore në Krime po afrojnë”, tha ministri i Jashtëm Jan Lipavsky, duke iu referuar territorit të aneksuar nga Rusia nga Ukraina në 2014.

“Më në fund e kuptuam se çfarë nënkuptojnë rusët me një operacion special,” tha ministrja çeke e Mbrojtjes Jana Cernochova. “Pas 16 muajsh të luftës në Ukrainë, Rusia po bën luftë kundër Rusisë. Nuk është çudi. Është një traditë atje. Luftërat e dështuara përfundojnë me ekzekutimin e Carit, me kaos dhe me një luftë civile të mbikqyrur nga përgjues. Urime.” ajo tha.

Në Berlin, “qeveria po i ndjek nga afër ngjarjet në Rusi”, tha një zëdhënës për AFP. Ministria e Jashtme këshilloi qytetarët e vetë për shmangien e Moskës qendrore dhe ndërtesave qeveritare dhe ushtarake në kryeqytet.

Në Paris, presidenti francez Emmanuel Macron tha se po i vëzhgon gjithashtu nga afër. “Ne mbetemi të fokusuar në mbështetjen e Ukrainës.”

Në Romë, zyra e kryeministrit italian Giorgia Meloni tha se ngjarjet “tregojnë se si agresioni kundër Ukrainës po shkakton destabilitet edhe brenda Rusisë”.

Në Suedi, Ministri i Jashtëm Tobias Billstrom shkroi në Tëitter: “Qeveria po ndjek nga afër situatën në Rusi. Situata është serioze.”

Në Norvegji, Ministrja e Jashtme Anniken Huitfeldt tha se Oslo “po ndiqte nga afër situatën dramatike në Rusi dhe është në kontakt të ngushtë me ambasadën në Moskë”.

Ministri belg i Mbrojtjes Ludivine Dedonder shkroi në Tëitter se situata ishte “serioze” dhe ai po shikonte për të parë se “çfarë ndikimi ka në konflikt”.

Katar: Ministria e Jashtme e Katarit tha se po e ndjek “me shqetësim të madh” dhe bëri thirrje për përmbajtje. “Përkeqësimi i situatës në Rusi dhe Ukrainë do të ketë pasoja negative në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, si dhe në furnizimet me ushqim dhe energji, të cilat u prekën kryesisht nga kriza ruso-ukrainase”, tha ministria. “Gjatë orëve në vijim, besnikëria e forcave të sigurisë ruse, dhe veçanërisht Gardës Kombëtare Ruse, do të jetë çelësi për mënyrën se si do të zhvillohet kriza”, thuhet në një postim në Tëitter.

Instituti për Studimin e Luftës me seli në SHBA tha se rebelimi i armatosur nuk ka gjasa të ketë sukses, por se “një sulm i armatosur i ëagner kundër udhëheqjes ushtarake ruse në Rostov-on-Don do të kishte ndikime të rëndësishme në përpjekjet luftarake të Rusisë në Ukrainë”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy