Haliti kundër kërkesës së Limajt: Nuk ka logjikë të marrë postin e kryeparlamentarit me tre deputetë

by informim peje

Edhe pse thotë se e ka mik dhe dikur ishin bashkë në Partinë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se Fatmir Limaj nuk mund të jetë kryetar i Kuvendit me tre deputetë.

Ai thotë se në një pozitë do të ishte vështirë që Limaj të jetë unifikues në atë pozitë.

banner

Haliti duke folur për kërkesën e Limajt ndaj VV-së që ta marrë postin e kryeparlamentarit, ai ka thënë se nuk beson që një gjë e tillë do të ndodhë.

Ish-nënkryetari i Kuvendit ka thënë se Vetëvendosje mund t’ia japë dy deri në tri ministri, por jo edhe postin e të parit në legjislativ.

“Nuk e besoj që VV është dakord, me siguri janë të gatshëm me ja dhënë dy –tri ministri, por kryetarin e Parlamentit nuk ja jep. Unë s’ja kisha dhënë. Ka pak deputetë, nuk ka asnjë logjikë me pranu diçka të tillë. Sikur të kishte qenë Fatmir Limaj i pavarur dhe të kishin partitë siguri që do të ishte më i pavarur, atëherë do të ishte shumë më i pranueshëm. Limajn e kam mik, por edhe kushdo tjetër të kishte qenë me tre deputetë kështu kisha thënë”, ka thënë Haliti.

Kreu i Nismës Fatmir Limaj ka thënë se do ta votonte Qeverinë Kurti 3 nëse i ofrohet posti i Kryetarit të Kuvendit, por që nuk është i gatshëm të jetë pjesë e qeverisë siç është shprehu ai në këtë kohë.

Bisedime për këtë çështje ka pranuar se kanë pasur edhe Albin Kurti, por ai ka thënë se në parti është vendosur që posti i kryeparlamentarit t’i takojë LV-së.

Brenda Grupit Parlamentar të kësaj partie kishte pasur deputetë që nuk ishin pajtuar që kërkesa e Limajt të plotësohet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy