Meloni thërret takim urgjent pas sulmeve izraelite në Iran

by informim peje

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thirrur një video-konferencë urgjente me ministrat dhe krerët e shërbimeve të inteligjencës kombëtare, pas sulmit masiv të Izraelit ndaj Iranit.

Mediat italiane raportojnë se Meloni po ndjek me vëmendje të madhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, veçanërisht krizën në Iran.

banner

Në të njëjtën kohë, Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani po zhvillon një takim të jashtëzakonshëm me ambasadorët e vendeve të rajonit, për të vlerësuar ndikimin dhe pasojat e mundshme të operacionit ushtarak izraelit.

Ministria e Jashtme italiane ka këshilluar qytetarët e saj që të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme në rajon dhe ka lëshuar udhëzime të posaçme për shtetasit italianë që ndodhen në vendet e Gjirit.

Sulmi izraelit, i koduar si “Am Kelavie” (“Kombi Luan”), përfshiu mbi 200 avionë luftarakë dhe kishte si objektiv parandalimin e zhvillimit të armëve bërthamore nga Irani. Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), janë goditur dhjetëra lokacione ushtarake dhe objekte me rëndësi strategjike në territorin iranian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy