“Çobanët po i merr Greqia, mjekët Gjermania, modelet Dubai”, ironia e Lutfi Dervishit: Edhe politikanët po thirren në SPAK, vetëm gjithollogët nuk tundohen

by informim

Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka sjellë rubrikën e tij të sarkazmës në bisedën me majmunin Kiko. Tema këtë herë është rënia e numrit të gjedhëve, të të imtave dhe shpendëve.

Dervishi shkruan se “mirë njerëzit që po ikin ditën, por edhe kafshët po na ikin natën”, por sipas chat GPT “gjithologët do të qëndrojnë”.

banner

Nga Lutfi Dervishi
Habere të reja nga Kiko: Quo vadis Shqipëri?
Teksa po mbllaçiste bananen e fundit për vaktin e drekës, majmunit Kiko i bëri shumë përshtypje titulli me shkronja kapitale i një artikulli që i referohej burimit zyrtar të statistikave: INSTAT.

Vetëm gjatë mandatit të dytë të qeverisë aktuale numri i gjedhëve u ul me 200 mijë krerë, numri i të imtave me 800 mijë dhe ai i shpendëve me 1.5 milionë?! Ç’bëhet në këtë vend?! Mirë njerëzit që po ikin ditën, por edhe kafshët po na ikin natën? Në fillim Kiko fajësoi instinktin e gazetarëve që fokusohen vetëm të anët negative.

“Pse nuk i është dhënë me shumë hapësirë faktit që numri i gomerëve është rritur?”,- pyeti Kiko me një shprehje të stampuar mbi fytyrë thua se sapo kishte parë një elefant duke fluturuar.

Megjithatë, i mësuar që të mos bëjë si njerëzit të cilët nxitojnë të thonë fjalën e fundit qysh në fillim, Kiko ju drejtua Chat-GPT për të kuptuar më qartësisht se pse Shqipëria po vuan nga emigrimi i trefishtë: I njerëzve, i kafshëve dhe i shpendëve.

Kiko kërkoi 10 arsyet e dramës dhe brenda një minutës mori përgjigjen:

“Ka shumë arsye për “largimin e trurit” nga Shqipëria. Duhet kuptuar që në një ekonomi tregu, është raporti kërkesë ofertë që përcakton shumë gjëra:

Ja edhe 10 arsyet:
1. Çobanët po i merr Greqia; pavarësisht ngritjes së Akademisë së barinjve.
2. Mjekët dhe infermierët po i josh Gjermania;

3. Kuzhinierët po i gllabëron Italia;
4. Kamionistët i tërheq Franca.
5. Modelet i thith Dubai;
6. Kujdestarët e hashashit i kërkon Spanja;
7. Picierët po i fton Kroacia;
8. Kuksianët po i tundon Londra;
9. Korçarët kanë lindur për Amerikën;
10. Politikanët po i thërret SPAK-u;

Kiko kroi kafkën e vogël dhe pyeti Chat-GPT nëse kishte ndonjë kategori që nuk do të lëvizte nga vendi i shqiponjave, por kur lexoi përgjigjen u bë pishman për pyetjen.

“Gjithologët do të qëndrojnë, nuk ka asnjë tundim që i tund nga studiot televizive!”

“-O Zot!” -klithi Kiko, “a ka ku shkon më keq se kaq?”.

Në momentin që mendoi më të keqen Kiko mbylli gojën me të dy putrat dhe u lebetit nga ideja se një ditë ajo që mendoi mund të bëhej realitet:

“Po sikur NATO të marrë Edi Ramën ku do të mbytemi vallë pastaj?!”.

Dielli i qershorit i ra Kikos mbi krye: e përvëloi, por edhe e zgjoi nga mendimet egoiste.

“Shqipëria është e vogël, bota është e madhe! Nevoja ndërkombëtare për lider të vërtetë si ai duhet të kapërcejë nevojat tona banale lokale!

Njerëzimi ka nevojë për të, sot, nesër do të jetë vonë!”

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy