Raporti 24-orësh i Policisë: 1963 gjoba në trafik dhe 71 aksidente rrugore në Kosovë

by informim peje

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, duke treguar një situatë shqetësuese në fushën e sigurisë rrugore dhe rendit publik.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1963 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, që variojnë nga tejkalimi i shpejtësisë e deri te mosrespektimi i rregullave të qarkullimit.

banner

Raporti evidenton gjithashtu 71 aksidente trafiku, prej të cilave: 28 kanë përfunduar me persona të lënduar, 43 vetëm me dëme materiale.

Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima nga këto aksidente.

Në vazhdim, Policia bën të ditur se janë arrestuar 19 persona për vepra të ndryshme penale. 11 prej tyre janë ndaluar dhe mbajtur në qendrat e ndalimit, ndërsa 3 persona janë dërguar për të vuajtur dënimin me burg.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy