Izraeli kërcënon Iranin me “Djegien” e Teheranit, avionët janë nisur për sulme të reja

by engel

Deklarata të ashpra dhe kërcënime të drejtpërdrejta shënojnë një eskalim të rrezikshëm në Lindjen e Mesme. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi të shtunën se nëse Irani vazhdon me sulmet raketore, njerëzit në Teheran do të “paguajnë një çmim të rëndë”, duke shtuar se kryeqyteti iranian “do të digjet”.

Pas një takimi me udhëheqësit e ushtrisë izraelite, Katz deklaroi: “Diktatori iranian po i kthen qytetarët e Iranit në pengje dhe po krijon një realitet në të cilin ata – veçanërisht banorët e Teheranit – do të paguajnë një çmim të rëndë për sulmet kriminale ndaj civilëve izraelitë.” Kërcënimi u bë edhe më i qartë kur ai shtoi: “Nëse Khamenei vazhdon të gjuajë raketa në frontin e brendshëm izraelit, Teherani do të digjet.”

banner

Njëkohësisht, ushtria izraelite konfirmoi gatishmërinë e saj për të rifilluar sulmet. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Eyal Zamir, dhe Shefi i Forcave Ajrore Izraelite (IAF), Tomer Bar, në një vlerësim të situatës thanë: “IDF po vepron sipas planeve të saj operacionale dhe avionët luftarakë të IAF (Forcave Ajrore Izraelite) janë gati të rifillojnë sulmet ndaj objektivave në Teheran.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy