Klinë – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpallur sot zyrtarisht Ramiz Rrustën si kandidatin e këtij subjekti politik për kryetar të Komunës së Klinës.
Gjatë fjalës së tij në Klinë, Kurti theksoi se në zgjedhjet e fundit lokale, Vetëvendosje ka fituar në të gjitha komunat, përveç Skenderajt, Drenasit dhe Junikut. Ai shprehu bindjen se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, me kandidatin Ramiz Rrustën, Vetëvendosje do të arrijë fitoren edhe në Klinë.
Ramiz Rrusta është tashmë zyrtarisht kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Klinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.