Gjesti dhuroi një spektakël magjik të premten në New York, duke ndezur skenën dhe zemrat e publikut me performancën e tij të zjarrtë.
Para një audience masive dhe entuziaste, artisti mahniti të gjithë me energjinë e tij të papërmbajtshme, ndërsa të pranishmit këndonin me njëzëri hitet e tij më të njohura. Atmosfera ishte elektrizuese, e mbushur me emocion dhe pasion, duke krijuar një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë.
Por, nga gjithë momentet e paharrueshme të koncertit, një skenë e veçantë mori vëmendjen e të gjithëve dhe u bë virale në rrjetet sociale.
Gjatë interpretimit të këngës shumë të dashur “Veshu Ndrequ”, Gjesti iu afrua papritur rojës së sigurisë. Ky i fundit më pas tundi kokën, dhe siç duket nuk mundi t’i rezistonte ritmit të këngës.
Ai u kap duke lëvizur e duke ndjerë muzikën, duke treguar kështu se fuqia e këngës së Gjestit i kishte kapluar edhe ata që nuk janë pjesë e skenës.
Ky moment i këndshëm dhe spontan u publikua menjëherë në faqen e fansave të Gjestit në Instagram dhe u përhap me shpejtësi, duke fituar zemrat e mijëra ndjekësve.