Aksident në rrugën Prishtinë – Pejë, lëndohet traktoristi

by informim peje

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Pejë, në afërsi të Aerportit “Adem Jashari”.

Në këtë aksident të përfshirë ishin një kamion dhe një traktor.

banner

Lidhur me rastin, detaje për mediat ka dhënë komandanti i Njësisë së Autostradës në PK, Ismajl Fejzullahu.

“Po, ka ndodhur një aksident mes një kamionit dhe një traktorit. Lëndime ka pësuar traktoristi. Janë lëndime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetë. Tani rruga është e lire për qarkullim”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy