Ministrat e rajonit dhe SEECP diskutojnë për procesin e integrimit në BE – merr pjesë edhe Donika Gërvalla

by engel

Në Tiranë po zhvillohet sot takimi i Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), një nismë që synon të forcojë bashkëpunimin dhe integrimin rajonal.

Shqipëria, si kryesuese e radhës e SEECP-së, organizon këtë takim, ku pritet pjesëmarrja e figurave të rëndësishme diplomatike nga bashkimi Evropian dhe vendet e Evropes Juglindore. Në mëtë takim merr pjesë edhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

banner

Me ftesë të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, diskutimet do të përqendrohen në temën “Fuqizimi i Konkurrencës Rajonale dhe rritja gjithëpërfshirëse, si rruga drejt Integrimit në BE”, një çështje kyçe për vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Takimi ofron një platformë për shtetet pjesëmarrëse të SEECP-së që të shqyrtojnë mekanizmat për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e konkurrueshmërisë, duke i hapur rrugën proceseve të integrimit evropian. Ky takim vjen në një moment kritik, kur rajoni po intensifikon përpjekjet për të harmonizuar politikat dhe për të përshpejtuar reformat e nevojshme për aderimin në BE.

SEECP mbetet një mekanizëm i rëndësishëm diplomatik që synon të forcojë stabilitetin dhe bashkëpunimin midis vendeve të Evropës Juglindore, duke krijuar një bazë të fortë për dialog dhe koordinim politik në rajon. Ministrat e Jashtëm do të shkëmbejnë pikëpamje mbi sfidat aktuale dhe rrugën drejt një integrimi më të gjerë evropian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy