25
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet për “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim të rëndë trupor”, pas një incidenti gjatë ndalimit të një qytetari për kundërvajtje në trafik.
Zyrtari është suspenduar dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ndërsa autoritetet pritet të zbardhin detajet e rastit.