Kurtit i përgjigjen nga LDK: E ke uzurpuar zyrën e Kryeministrit pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese

by Nexhat

Deputetja e LDK’së, Jehona Lushaku- Sadriu, i ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti që tha se deputetët po e shkelin Kushtetutën kur s’po votojnë për kryeparlamentar.

Ajo ka thënë se Kurti e ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese.

banner

“KUR KUSHTETUTA INTERPRETOHET SIPAS QEJFIT Albin Kurti sot paska guxuar të flasë për shkelje të Kushtetutës, ndërkohë që ai vet e ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese. Ai e quan mosbindjen e deputetëve ndaj vullnetit të tij personal ‘shkelje të Kushtetutës’! Kjo është logjika e një njeriu që e sheh veten mbi ligjin dhe mbi Kushtetutën.”

Sadriu ka listuar disa “shkelje të Kushtetutës” nga Qeveria.

“Vetëm gjatë mandatit të kaluar, Albin Kurti dhe Qeveria e tij kanë shkelur Kushtetutën të paktën 10 herë.

Ja disa raste flagrante:

 1. Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës

 2. Ndërhyrja në komunën e Kamenicës për reformën në arsim

 3. Ligji për zyrtarët publik

 4. Ligji për pagat

 5. Ligji për masat e përkohshme në treg

 6. Shkarkimi i Bordit të RTK-së

 7. Shkarkimi i Këshillit Mbikëqyrës të Shërbimit Civil

 8. Shkarkimi i anëtares së Bordit të OSHP-së

 9. Ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

 10. Ligji për Këshillin Mbikëqyrës të Shërbimit Civil”

“Nuk ka kushte më të rënda për demokracinë se kur një Kryeministër në detyrë e përdor Kushtetutën si vegël pushteti.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy