Zogaj, Kurtit: Hipokrizia e tij nuk njeh kufi, ai flet për rregulla vetëm kur i duhen për propagandë

by Nexhat

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Alban Zogaj, i ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti pasi ky i fundit tha se deputetët po e shkelin Kushtetutën duke mos votuar për kryeparlamentar.

Zogaj ka thënë se “ai që e shkel Kushtetutën çdo ditë, sot na akuzoi neve për shkelje të saj”.

banner

Ai ka shtuar se Kurti mban dy pozita në kundërshtim me Kushtetutën.

“Ai që e shkel Kushtetutën çdo ditë, sot na akuzoi neve për shkelje të saj! Deputeti Kurti i cili po mban dy pozita në kundërshtim me Kushtetutën, e i cili e ka shkelur mbi 10 herë vetëm në këtë mandat, po na akuzon ne për shkelje të Kushtetutës. Çfarë komedie! Hipokrizia e tij nuk njeh kufi! Ai flet për rregulla vetëm kur i duhen atij për propagandë!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy