Irani i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndërhyrje urgjente

by engel

Teheran, 16 qershor 2025 – Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghei, gjatë një konference me media të mbajtur para pak çasteve, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të ndërmarrë masa urgjente për ndalimin e sulmeve të Izraelit ndaj vendbanimeve civile iraniane. Sipas tij, sulmet po shkaktojnë viktima të pafajshme, përfshirë fëmijë dhe të rritur, të cilët nuk paraqesin kërcënim për askënd.

Baghei ka prezantuar dëshmi vizuale dhe rrëfime për viktimat e fundit të sulmeve, duke theksuar se situata aktuale është një sfidë ndaj vlerave dhe ligjeve ndërkombëtare.

banner

Ai ka theksuar dhe ka drejtuar akuza duke thënë se lufta e nisur nga Izraeli nuk është drejtuar vetëm kundër Iranit, por kundër tërë civilizimit njerëzor.

Zëdhënësi iranian ka kërkuar mbështetje nga vendet me ndikim në Kombet e Bashkuara për miratimin e një rezolute kundër sulmeve, duke e cilësuar këtë si një hap të parë për adresimin e situatës.

Në deklaratën e tij, Baghei ka kritikuar standardet e dyfishta në trajtimin e dialogut për armët bërthamore nga fuqitë perëndimore, duke nënkuptuar se Shtetet e bashkuara të Amerikës kanë qasje ndryshe për disa vende dhe qasje tjetër kur është fjala për Iranin.

Është e padrejtë që në njëren anë neve nuk na lejohet të kemi armë bërthamore dhe në anën tjetër, një shteti me armë bërthamore i lejohet të na sulmojë, ka thënë Baghei.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy