Ylli Hoxha: Trump dha tri mesazhe për Kosovën që duhen marrë seriozisht

by Nexhat

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka komentuar deklaratën e fundit të ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me çështjen e Kosovës dhe Serbisë, të publikuar në rrjetin social “Truth Social”.

Sipas Hoxhës, reagimi i Trumpit përmban tri mesazhe kryesore që, sipas tij, duhet të merren seriozisht nga Kosova dhe politika e saj.

banner

“Tri mesazhet që duhet me i lexu dhe me i marrë seriozisht. E para është që çështja e Kosovës dhe Serbisë do të jetë pjesë e agjendës së administratës së Trumpit, krahas çështjeve globale si India-Pakistani apo Etiopia-Egjipti”, tha Hoxha

Ai theksoi se mesazhi i dytë ka të bëjë me një kritikë të hapur ndaj proceseve të zhvilluara nën administratën e Joe Biden, duke përmendur Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit si shembuj që, sipas Trumpit, janë të dëmshëm.

“Nëse e marrim si të saktë, Trump e konsideron si vendime budallaqe. Kjo është një deklaratë që pretendon të tregojë se si mund të ndreqet kjo punë”, u shpreh Hoxha në RTV Dukagjini.

Sa i përket mesazhit të tretë, Hoxha vlerëson se Trump, për arsye të ndryshme taktike, shpeshherë nuk është i qartë në komunikimin publik dhe ndodh që të mos qëndrojë pas atyre që thotë. Megjithatë, ai theksoi se pavarësisht këtij fakti, deklaratat e Trumpit kanë një ndikim të madh dhe duhet trajtuar me seriozitet.

“Debati kthehet se si është relacioni i Trump me neve”, përfundoi Hoxha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy