Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar dështimin e 33-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si të dëmshme për funksionalitetin institucional.
Në deklaratën e saj për mediat, Haxhiu u ndal edhe te angazhimi i presidentit amerikan Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi, duke e vlerësuar rolin e Shteteve të Bashkuara si strategjik për Kosovën.
“Ata janë partnerë strategjik, prandaj roli i tyre është i domosdoshëm”, tha ajo.
Haxhiu shtoi se normalizimi i raporteve me Serbinë është i mundur, por theksoi nevojën për presion mbi autoritetet serbe.
“Ata të cilët në vazhdimësi kanë qenë destruktiv në këtë proces është Serbia, andaj ka qenë dhe është tejet e rëndësishme që ky presion të vendoset mbi Serbinë”, deklaroi ajo.