Guri i reagon Pecit për pushimet verore: Janë me kalu kohë me familje, e këta i kanë punësu krejt nëpër ministri

by Nexhat

Paris Guri, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj Faton Pecit, pasi që ky i fundit ka thënë se nuk i ka problem pushimet verore dhe se ai do të jetë i pranishëm në seancat të cilat po vazhdojnë të mbahen.

Guri në reagimin e tij ka thënë se Peci nuk e ka këtë problem pasi që sipas tij, në pushime shkohet për të kaluar kohë me familje, ndërsa siç ka thënë deputeti i LDK-së, ‘‘këta krejt familjarët i kanë punësu nëpër ministri, i kane qaty ne vend të punës’’.

banner

‘‘A e dini pse?

Se në pushime zakonisht shkohet me kalu kohë me familje – e këta krejt familjarët i kanë punësu nëpër ministri, i kane qaty ne vend të punës.

Plus, janë msu me do hotele të shtrenjta kur shkojnë në udhëtime zyrtare. Aty, tybe, s’shkojnë me punu – shkojnë me pushu.

Kështu që të kuptoj, Faton’’, ka shkruar Guri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy