16
Shoqata “Roja e Kohës” ka protestuar dje me pankarta të shumta para Kuvendit të Kosovës, duke shprehur pakënaqësinë për moskonstituimin e Kuvendit, tashmë pas 33 tentativave të dështuara.
Shaip Tërnava, përfaqësues i shoqatës, tha në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, se arsyeja kryesore që i ka shtyrë në protestë është bllokimi institucional, i cili, sipas tij, po ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit.
Tërnava tutje, bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës në ditët në vijim.