Gjenerallejtënant Bashkim Jashari zhvillon takime të nivelit të lartë në Pentagon dhe JRTC: FSK forcon partneritetin me SHBA-në

by engel

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, gjatë një vizite zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme strategjike në Pentagon dhe në Qendrën e Trajnimit të Forcave të Përbashkëta (JRTC), duke thelluar bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe ushtrisë amerikane.

Në Pentagon, Jashari u prit nga Gjenerallejtënant Joseph ‘JS’ McGee, Drejtor i Strategjisë, Planeve dhe Politikave në Shtabin e Përbashkët të Forcave Amerikane, me të cilin diskutoi për arritjet më të fundit të FSK-së, përfshirë pjesëmarrjen në stërvitjen ndërkombëtare UF DE25, bashkëpunimet e vazhdueshme në trajnimet ushtarake dhe përgatitjet për dislokimin e njësiteve të FSK-së në JRTC.

banner

Gjenerallejtënant McGee përgëzoi FSK-në për progresin e saj, falënderoi për mikpritjen gjatë UF DE25 dhe konfirmoi mbështetjen e Pentagonit për fuqizimin e kapaciteteve operacionale dhe angazhimin në misione të përbashkëta paqeruajtëse.

Në vazhdën e vizitës, Komandanti Jashari realizoi takime edhe me Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneral Steven S. Nordhaus, dhe me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës në JRTC, Gjeneral Major Steven Osborn.

Në këto takime, Jashari paraqiti progresin e FSK-së dhe shprehu mirënjohjen për partneritetin, mbështetjen në trajnime dhe koordinimin për misionet e ardhshme.

Gjeneral Nordhaus vlerësoi lartë profesionalizmin dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së, duke theksuar gatishmërinë për thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit.

Këto zhvillime dëshmojnë angazhimin e qëndrueshëm të FSK-së drejt arritjes së Kapaciteteve të plota operacionale dhe forcojnë partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara në funksion të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy