“S’ka qenë me rëndësi kandidati i VV’së – Në Prishtinë kemi dyfishim të votës”, Alban Zogaj i LDK-së flet për zgjedhjet lokale

by Nexhat

Alban Zogaj nga LDK ka folur për zgjedhjet lokale, ku thotë se nuk ka qenë me rëndësi kandidati i VV’së për Prishtinën, pasi thotë se LDK’ja në kryeqytet ka dyfishim të votës.

Zogaj në emisionin Pressing në T7 thotë se LDK’ja është e fokusuar së pari te votat e tyre, pasi thotë se në zgjedhjet e shkurtit 2025, LDK’ja ka dalë shumë mirë me vota.

banner

“Ne kemi qenë pak a shumë të përgatitur për kandidaturat eventuale të VV, sepse kemi analizuar qe një kohë se kush do të kishte pas mundësi me qenë kundërkandidat i Përparimit.

Po e theksoj se nuk ka qenë edhe shumë e rëndësishme kandidati i VV’së, sepse ne jemi të fokusum së pari të vetvetja, ne si LDK ëhstë me rëndësi me u marr me votat tona, dhe në zgjedhjet e shkurtit në Prishtinë kemi dalë shumë mirë. Hyjmë në zgjedhjet lokale të tetorit me një bazë shumë të fuqishme, dyfishi i shkurtit të vitit 2021. Në Prishtinë kemi dyfishim të votës”, tha Zogaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy