Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në Ministrinë e Mbrojtjes një delegacion nga shteti amerikan i Iowa-s për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy palëve.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Maqedonci bëri të ditur se ka pritur sot në Ministrinë e Mbrojtjes një pjesë të delegacionit nga shteti amerikan i Iowa-s, Hollie Zajicek dhe Jaki Livingston.
“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht me shtetin e Iowas, është i një rëndësie të veçantë, dhe pikërisht eksplorimi i mundësive të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në shumë fusha ishte temë e diskutimit,” ka shkruar Maqedonci.
Tutje, ai vuri në dukje se me shtetin e Iowas ka një histori bashkëpunimi 14-vjeçare, duke shtuar se ky partneritet do të vazhdojë gjatë në funksion të progresit të vendit tonë dhe ndërtimit të urave të miqësisë.

