Goditet spitali kryesor në Izrael nga raketa iraniane, viktima dhe dëme të mëdha

by engel

Një raketë iraniane goditi sot (e enjte) në mëngjesë drejtpërdrejt Qendrën Mjekësore Soroka në jug të Izraelit, duke shkaktuar plagosje dhe dëme të konsiderueshme në një prej spitaleve më të rëndësishëm të vendit.

Autoritetet shëndetësore raportuan për “dëme të mëdha” dhe iu bënë thirrje qytetarëve të shmangin kërkimin e trajtimit në këtë institucion.

banner

Spitali, i cili ofron shërbime për më shumë se një milion banorë dhe ka kapacitet mbi 1,000 shtretër, është një nyje kritike në sistemin shëndetësor të rajonit jugor të Izraelit.

Në anën tjetër, më herët Izraeli sulmoi reaktorin e ujit të rëndë në Arak të Iranit, një objekt thelbësor në programin bërthamor të Teheranit. Sipas burimeve shtetërore iraniane, nuk ka pasur rrezik nga rrezatimi dhe objekti u evakuua në kohë.

Ushtria izraelite deklaroi se objektivat e saj përfshinin Teheranin dhe rajone të tjera strategjike në Iran, ndërsa Teherani reagoi me një valë të re raketash ndaj territorit izraelit, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë popullsinë të kërkojë strehim.

Ky është raundi i shtatë radhazi i shkëmbimeve të ashpra ushtarake mes dy vendeve, në një periudhë ku tensionet po thellohen edhe në nivel ndërkombëtar.

Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se ka miratuar planet për një ndërhyrje ushtarake në Iran, megjithëse një vendim përfundimtar nuk është marrë ende.

Nga ana tjetër, udhëheqësi suprem i Iranit ka refuzuar çdo kompromis me Uashingtonin, duke paralajmëruar se përfshirja e forcave amerikane do të sillte “dëme të pariparueshme”.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri organizoi një takim urgjent të Komitetit Kombëtar për Emergjenca (Cobra), pas kthimit nga samiti i G7 në Kanada, ku liderët botërorë theksuan rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit global.

Sipas të dhënave të fundit, mbi 639 persona janë vrarë në Iran, përfshirë 263 civilë, dhe më shumë se 1,300 janë plagosur. Si kundërpërgjigje, rreth 400 raketa dhe qindra dronë janë lëshuar ndaj Izraelit, duke shkaktuar të paktën 24 viktima dhe qindra të plagosur në këtë shtet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy