Ministrja e dorëhequr e Drejtësisë dhe deputetja e betuar e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është pyetur nga gazetarët gjatë hyrjes në Kuvendin e Kosovës nëse pritet ndonjë zhvillim i ri në seancën e sotme për konstituimin e Kuvendit.
Në një deklaratë të shkurtër për media, Haxhiu u shpreh se nuk pret ndonjë ndryshim nga ajo që është parë deri më tani.
“Nuk kam parë ndonjë qendrim ndryshe nga opozita, prandaj duket edhe sot do të jetë situata e njëjtë, fatkeqësisht,” – deklaroi ajo.
Procesi i konstituimit të Kuvendit po zvarritet për shkak të mungesës së marrëveshjes mes subjekteve politike për procedurat e zhvillimit të seances për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.