Të gjithë në pritje të Kushtetueses, ambasadori italian shkon e takon kryetarin: Shkëmbim i frytshëm për zhvillimet e fundit

by Nexhat

Ambsadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, ka takuar sot kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, takim në të cilin ata kanë pasur një ‘‘shkëmbim të frytshëm mbi zhvillimet e fundit’’,

Në njoftimin e ambasadës italiane njoftohet edhe se ambasadori Antonini dhe kryetari Rexhepi kanë theksuar bashkëpunimin e ‘‘shkëlqyer me Italinë’’, veçanërisht në fushën e shkëmbimit të ekspertizës juridike dhe praktikës kushtetuese.

banner

‘‘Ambasadori Antonini u takua me z. Nexhmi Rexhepi, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për një shkëmbim të frytshëm mbi zhvillimet e fundit. Ata theksuan gjithashtu bashkëpunimin e shkëlqyer me Italinë, veçanërisht në fushën e shkëmbimit të ekspertizës juridike dhe praktikës kushtetuese’’, thuhet në postim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy