Portieri i Interit bëri disa deklarata për fondacionin që mban emrin e tij dhe vepron në Kamerun
André Onana protagonist brenda dhe jashtë fushës. Presidenti i Fondacionit me të njëjtin emër ka lëshuar disa deklarata për portalin Camer.be në edicionin e dytë të fushatës së operacioneve kirurgjikale të udhëhequr nga fondacioni i tij homonim dhe bamirës së bashku me mjekët e OJQ-së spanjolle ‘Kirurgu në Veprim’ të Yaoundé, të destinuara për të mitur.
Cilat janë qëllimet e Fondacionit?
“Daljen tonë të parë si Fondacion e bëmë në vitin 2017. Fondacioni është tashmë gjashtë vjeç. Qëllimi është të ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë. Unë vetë jam produkt i një fondacioni që kam kaluar. Mendoj se është gjithashtu një mënyrë për të ndihmuar vëllezërit e mi më të vegjël. Unë vij nga një familje e klasës së mesme. Dhe kur të arrish në një nivel të caktuar, ke për detyrë të ndihmosh ata në nevojë, siç bëjnë të moshuarit tanë. Po, dua t’i falënderoj të gjithë. Nuk mund të përmend emra, sepse lista është e gjatë”.
Në dy vite ju keni dhuruar buzëqeshje fëmijëve që luftojnë me shëndetin e tyre. Si ndiheni për realizimin e lumturisë që u sjellni të interesuarve dhe familjeve të tyre dhe a jeni të kënaqur me punën e bërë?
“Sinqerisht jam shumë i kënaqur me punën e bërë, 600 fëmijë në dy vjet, nëse arrijmë shifrën 1000 fëmijë në gjashtë muaj do të jetë perfekt. Vetëm aty janë kushtet në të cilat gjendemi dhe orari i mbingarkuar i të gjithëve. Tashmë në Fondacion nuk jam vetëm unë, sigurisht që është emri im që del në pah por pas tij ka shumë njerëz që punojnë, që sakrifikojnë veten, që na ndihmojnë shumë. Nëse deri më sot kemi arritur të bëjmë 600 ndërhyrje , është falë këtij ekipi njerëzish që punojnë çdo ditë në terren. Pa këta njerëz nuk do të ishte e mundur. Unë jam shumë i kënaqur me rezultatin dhe mendoj se mund ta shumëzojmë këtë numër me 10, me 100 në vitet që vijnë”.
Fushata po zhvillohet në Yaoundé. A mund të presim që ta shohim të vazhdojë edhe në qytete të tjera?
“Ne mund të shkojmë diku tjetër. Por, për momentin, ne kemi privilegjuar Yaoundé, kryesisht sepse është më e lehtë për kamerunasit të arrijnë në kryeqytet dhe të marrin këtë shërbim. Por unë do të shoh me ekipin tim, profesor Ngatchou dhe të gjithë ata që punojnë për Fondacioni dhe partnerët, nëse mund ta zhvendosim fushatën në rajone të tjera. Nuk është ende urgjente. Por ne mund ta bëjmë.”
Ka qenë një rast specifik që ju është paraqitur spontanisht. Çfarë do të bëni për këtë fëmijë?
“Unë do të bëj diçka për këtë fëmijë. Më duhet të diskutoj me profesorin Ngatchou dhe me të ftuarit tanë (ekipin prej nëntë mjekësh të OJQ-së spanjolle “Kirurgu në Veprim”) për të parë se si mund ta trajtojmë situatën. Është e vërtetë , është një situatë delikate (vragë e tërhequr në qafë; vragë e pakët në qafë, pas një djegieje të rëndë në trup, që do të thotë se fëmija është plotësisht i bllokuar. Ka vështirësi të flasë e të hajë). Sipas informacioneve që kam femija duhet te evakuohet për të marre mjekim nga pala spanjolle. Ne si Fondacion do të përpiqemi të bëjmë atë që është e nevojshme. Do të duhet të diskutojmë me prindërit, sepse do të kemi nevojë edhe për orientim. Fëmija është i mitur. Nuk jemi vetëm ne në marrjen e vendimit. Ne gjithashtu marrim pëlqimin prindëror dhe shohim se cili prej tyre do të duhet të bëjë udhëtimin.