I quajti ‘nomadë’, Haziri i përgjigjet Kurtit: Qeveri në detyrë ke, por ministrat në Prokurori të rrinë krejt kohën

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vazhduar t’i etiketojë deputetët e ish-opozitës. Duke folur pas dështimit në seancën e 34-të, Kurti i quajti ata “nomadë”, që sipas tij nuk po duan të kenë shtëpi.

“Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Ky është thelbi i nomadit. Prandaj këta janë deputetë nomadikë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia – Kuvendi, Parlamenti i Republikës – është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarëve”, ka thënë Kurti.

banner

Për deklarimin e kreut të Qeverisë në detyrë, ka reaguar nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.

Haziri tha se ministrat e Kurtit po rrijnë në Prokurori krejt kohën

“Ndoshta pa “shtëpi”, por me atdhe e me Republikë jemi. Zoti Kurti mund të ketë “qeveri” në detyrë por Ministrat e tij nuk rrijnë në zyrë por në Prokurori tanë kohën”, deklaroi Hazir në KlanKosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy