Deputetja e LDK-së dhe njëheri shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete bajrami iu është përgjigjur deputetit të VV-së Hekurani Murait, pasi ky i fundit e quajti LDK-në nga një parti shtetformuese në parti votë-fotografuese
Në reagimin e sajë, deputetja Bajrami ia ka listuar skandalët dhe dështimet e shumta të partisë së z. Muratit, VV-së dhe qeverisjes së tyre
Ndër të tjera ajo e ka porositur deputetin e VV-së Hekuran Muratin që si deputet në shkelje të vazhdushme të Nenit 72 të Kushtetutës mos të merret me shtet-formuesit, se s’është kjo punë për të.
Postimi i plotë i deputetes Bajrami
Ti deputet që je në shkelje të vazhdushme të Nenit 72 të Kushtetutës mos u merr me shtet-formuesit, se s’është kjo punë për ty.
Tregona më mirë për lulëzimin e mafisë energjetike gjatë qeverisjes suaj.
Tregona se si një kompani (NOA) që tregton energji në Kosovë për tri vjet u bë kompania e tretë për nga qarkullimi në vitin 2024 -160 milionë euro qarkullim (2024).
Tregona pse jemi bërë kaq të varur nga importi i shtrenjtë i energjisë.
Tregona pse KEK-u vonohet me vite për të riparuar blloqet dhe s’ mban përgjegjësi askush?
Tregona qysh KEK-u ka shpallë tender me negociata 137 milionësh për remontin e A3 pa asnjë studim të fizibilitetit.
Tregona qysh kompanitë si NOA dhe EFT e Vuk Hamoviqit kontrollojnë tregun e energjisë dhe fitojnë miliona euro, ndërsa qytetarëve u rritet çmimi i energjisë çdo vit e 1300 biznese vendore përjashtohen nga shërbimi i furnizimit universal.
Tregona për përformancën e njerëzve tuaj në ZRRE dhe në KOSTT?
Tregona qysh ka mundësi që sot, në këtë ditë gjysmën e energjisë që shpenzojmë jemi duke e importu?
Tregona kush po fiton se qytetarët dhe bizneset po paguajnë për këto fitime

