Rafael Grossi, drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), ka paralajmëruar ashpër kundër sulmeve ndaj objekteve bërthamore dhe ka bërë thirrje për përmbajtje maksimale në lidhje me sulmet e mundshme të Izraelit ndaj Iranit.
“Sulmi i armatosur ndaj impiantit bërthamor nuk duhet të ndodhë kurrë dhe mund të rezultojë në çlirime radioaktive me pasoja të mëdha brenda dhe përtej kufijve të shtetit që është sulmuar,” deklaroi Grossi.
Në vazhdim, ai bëri thirrje për veprim të matur dhe të kujdesshëm, duke theksuar rëndësinë e shmangies së përshkallëzimit të situatës. “Prandaj, përsëri bëj thirrje për përmbajtje maksimale,” shtoi ai.