Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

by Nexhat

Eksperti i energjetikës, Lulzim Syla, ka folur mbi situatën e krijuar së fundi, ku nga KESCO është paralajmëruar se KEK-u nuk do të  prodhojë asnjë megavat rrymë.

Syla tha se duhet të shihet realisht se si është gjendja e kapaciteteve prodhuese energjetike, pasi tha se ato mund të lëvizin varësisht prej kërkesës për energji elektrike.

banner

“Edhe nga ana e KEDS-it mund të jetë një gabim në interpretim dhe mund të jetë deklaratë e ngutshme pasi nuk është një kompani e zakonshme, por është kompani që ka përgjegjësi të madhe në këtë aspekt”.

“Është absurde në qoftë se është lëshuar një gabim i tillë nga ana e zyrtarëve, qoftë të KEK-ut, qoftë të KEDS-it që të provohet një masë e tillë e qytetarëve me qëllim që të dilet me reagim apo analizë nga ana e gazetarëve”, tha Syla në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se duhet pritur nga zyrtarët e KEK-ut dhe KEDS-it për ndonjë njoftim nesër në mëngjes për të parë se cilat do të jenë kapacitet prodhuese dhe niveli i konsumit të energjisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy