Sot, për herë të 35-të me radhë, deputetët e zgjedhur do të mblidhen në Kuvendin e Kosovës me synimin për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë, një proces që ka hyrë tashmë në histori si një nga bllokadat më të gjata institucionale në vend.
Përpjekjet e deritanishme kanë përfunduar pa rezultat, për shkak të mungesës së konsensusit politik mes subjekteve kryesore.
Sot nga ora 10:30 është paraparë të nisë seanca e re me shpresën (apo skepticizmin) se ndoshta ky do të jetë kapitulli i fundit i këtij ngërçi.
Zëri i qytetarëve, nga rrjeti në rrugë, flet për zhgënjim dhe lodhje nga një skenar që vazhdon të përsëritet pa epilog. Ndërkohë, analistët politikë e shohin dështimin e radhës si një sinjal alarmi për thellimin e krizës demokratike në vend.